Berisha takon presidentin e IDU-së: E njohëm me farsën zgjedhore në Shqipëri

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një takim me presidentin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) Stephen Harper, në Bruksel.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu si dhe Albana Vokshi, Berisha bëri me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se e njohen presidentin e IDU “me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”.
Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet “janë grabitur dhe vjedhur nga pushteti”.
Berisha zhvilloi takime në Bruksel edhe dy ditë më parë, ku mori pjesë në samitin e IDU në Bruksel dhe theksoi se “zgjedhje janë vjedhur”.
1 nga 3/a.f/