E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha thirrje për protesta kundër Veliajt: U bëj thirrje qytetarëve për ta kapur për zverku dhe për ta çuar te dera burgut

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se vazhdon të paguaje inceneratorin për një shërbim, të cilin qytetarët nuk e marrin. Berisha i mbështeti akuzat tek një vendim i këshillit bashkiak, që ndryshon buxhetin e këtij viti për të kaluar tek inceneratori i Tiranës 6 milionë euro shtesë.

SALI BERISHA

“Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 milionë euro, ku i ka marrë do thoni ju? 430 milionë lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, i ka marrë nga zëri i arsimit në buxhet. I ka hequr. 130 milionë lekë ka hequr nga fondi i emergjencës. Por këto do presësh kur Skapistët marrin përsipër krimin e shëmtuar të amnistimit të tij.”

 

Por ish-kryeministri ka sulmuar edhe Prokurorinë e Posaçme, e cila sipas tij nuk merr në hetim kryebashkiakun Veliaj si përgjegjës për inceneratorin e Tiranës. Nga ana tjetër Berisha ka sulmuar organin e akuzës edhe për Amant Josifin, i cili u arrestua në Dubai për llogari të drejtësisë spanjolle.

“Që prokuroria shqiptare të mos lëshojë urdhër-arresti ndaj një shqiptari, që zhvillonte aktivitet të tmerrshëm kriminal në Shqipëri ndaj vendeve të tjera, kjo përbën një nënshtrim dhe poshtërim kriminal të saj. E kuptoni? ǒmë duhet mua pse shqiptarët vjedhin spanjollët? Kjo vetëm e vetëm pse këtu ishte Olsi Rama.”

 

Por sipas liderit të opozitës edhe gjykatat janë nën kontrollin e qeverisë, duke iu referuar vendimit që shpalli logon e PD, me 7% të votave, si forca më e madhe në kampin opozitar, duke e renditur koalicionin “Bashkë fitojmë” me 18% të votave në vendin e dytë.

“Të gjitha vendimet e drejtësisë sot i merr Edi Rama me Sadushen dhe Sadushen”

 

Edhe njëherë lideri i opozitës Berisha premtoi organizimin e protestave kundër qeverise Rama, por deri më tani nuk ka një datë se kur do të zhvillohet protesta e parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›