E Diel, 1 Nëntor 2026

BerishaDo te importojmeenergji pavaresisht cmimit

Te tjera rreth shkrimit Do shtyhet 2 muaj procesi i regjistrimit te banesave TIRANE- Thatesira ne hidrocentrale ka bere qe qeveria shqiptare te importoje energji deri me 17 milione kilovator per te perballuar situaten emergjente ne vend se importi i energjise do te vazhdoje madje do te modifikohet dhe buxheti i shtetit per vitin 2012 po pati nevoje.

Thatesira ka perfshire jo vetem Shqiperine por edhe rajonin dhe pavaresisht reshjeve te shirave te rena ditet e fundit situata nuk paraqitet aspak premtuese. tha kryeministri ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te PD-se

Ne i permbahemi parimit se cmimi me i larte i energjise eshte mungesa e saj dhe nuk do te nderpritet energjia per asnje ore per shkak te cmimit ka theksuar Berisha duke shtuar se do te vendoset ne pune Teci i Vlores edhe pse kostoja e prodhimit te energjise do te jete e madhe.

Madje qeveria shqiptare i del garant Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare per te marre kredi prej 50 milione euro per perballimin e situates elektroenergjitike ne vend.

Qeveria eshte detyruar javen qe shkoi te miratoje nje akt normative per ti dhene garanci sovrane KESH per nje kredi 50 milione dollare. Nuk mund te parashikojme sesi do te jete pasi kjo thatesire nuk ishte parashikuar nentori ishte parashikuar me reshje por nuk ka pasur. Keto jane punet e Zotit. Ne kemi ne dore qe qytetaret te mos bien ne erresire. - deklaroi ne mbledhjen e sotme te grupit parlamentar te PD-se kryeministri Berisha.

Garantoj se buxhetit do i behet cdo modifikim dhe vendi ne nderprerje energjie nuk do te shkoje. Ne e kemi lene prapa ate periudhe- tha me tej kryeministri.

AKTI NORMATIV I KESH EMERGJENCE
Por sipas kryeministrit pavaresisht shpenzimeve borxhi publik nuk do te rritet. Me ato nderhyrje qe kemi bere ne buxhet dhe me shkurtimet e shpenzimeve qe u bene ne qershor borxhi jo vetem qe nuk rritet ne raport me vitin e kaluar por do te kete nje renie te lehte. Nga 59.7 qe ishte nje vit me pare kete vit pritet te mbyllet me 59.. Po te mos qe ky akti i fundit normativ edhe me mire do ishim. Por kjo ishte emergjence. Ne e kemi percaktuar dhe do e marrim kete vendim. Ne nivelet plotesisht te kontrollueshme eshte inflacioni.- tha kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›