Bernard Berisha vishet bardheblu

Bernard Berisha është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Tiranës. Lojtari e mbylli sezonin e kaluar në radhët e Dinamos, por pa arritur të marrë minutazhin e dëshiruar në fushën e lojës. Pas largimit nga blutë, 34-vjeçari preferoi të mos largohet nga kryeqyteti duke zgjedhur fanellë bardheblu.
Njoftimi i klubit:
Mirë se erdhe, Bernard Berisha!
KF Tirana i uron mirëseardhjen Bernard Berishës, i cili i bashkohet skuadrës.
Me një karrierë të ndërtuar në Shqipëri, Rusi dhe me Kombëtaren e Kosovës, Berisha nis një kapitull të ri me fanellën bardheblu.
Mirë se erdhe në familjen e Tiranës!
Tirana njofton gjithashtu edhe afrimin e Joseph Colley, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mbrojtësi qendror 26-vjeçar, i formuar në akademinë e Chelsea F.C., vjen pas eksperiencave të tij në Angli, Suedi dhe Greqi, duke nisur një kapitull të ri me fanellën e Tiranës.