E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja “bie” ndaj Prishtinës! Lezhjanët dorëzohen në gjysmëfinale, kalon në finale edhe Vëllaznimi

Trofeu i Ligës Unike për meshkuj në basketboll për edicionin 2024-2025 do të diskutohet sot në mbrëmje mes  Vëllaznimi  dhe Prishtinës.

Këto dy ekipe fituan duelet gjysmëfinale të “Final Four”. Përballja më e fortë  ishte ajo që vuri përballë dy ekipe dardane, Vëllaznimin dhe Yllin.

Në fund triumfoi ekipi gjakovar, vetëm me një pikë diferencë, 76 me 75, falë një koshi shënuar 5 sekonda para fundit.

Në duelin tjeter, Prishtina mundi Besëlidhjen e Lezhës, të vetmin ekip të Shqipërisë që ishte pjesë e “Final Four”. Të zotët e shtëpisë fituan duelin ndaj lezhjanëve me rezultatin 81 me 67.

Fitore jo e vështirë për kryeqytetasit, të cilët korrën sukses në 3 nga 4 periodat e takimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›