E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja e re e shqiptarëve/ Rama në Lezhë: Flamurin e Skënderbeut e ngremë në Bruksel

LEZHË- Dy Skënderbe në kohë dhe forma të ndryshme. Njëri i mbyllur në një ekran tek Berisha, e tjetri duke u prehur në Lezhë. Aty ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama premtoi besëlidhjen e re të shqiptarëve, ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Bashkimin Europian.

“Këtë përçarje e mbollën dhe e ushqejnë sot e gjithë ditën ata që PS i ka pasur përballë. Në fakt, i kemi mbrapa, dhe përpara kemi vetëm objektivin historik, majën ku do të vendosim flamurin e Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit, në oborrin e shtëpisë evropiane”

Por Edi Rama premtoi se PS do i çojë gjithë shqiptarët në BE, dhe nuk do të lejojë përçarjet e së kaluarës të përsëriten edhe në 2030.

“PS gjendet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk lënë gjë pa thënë ndaj përfaqësuesve të saj, nuk do lënë gjë pa thënë deri kur të jenë ata që janë humbësit kronikë dhe shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare. Ne nuk i ndajmë njerëzit, nuk i kemi ndarë kurrë.”

Por ndërsa në krahun tjetër ripertëritja rrezikon të kthehet në një tjetër përçarje të PD, Rama kishte një ftesë të sinqertë për demokratët.

“Edhe në PS jo të gjithë janë të lumtur kur shohin sesi dyert hapen edhe për ata që vijnë nga rrugë të tjera politike. Ata ndihen në shtëpinë e tyre kur vijnë në shtëpinë tonë dhe bëhen pjesë e jona”, theksoi ai/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›