E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja rrit konkurrencën në skuadër, firmosin tre lojtarë të rinj

Para nisjes së fazës së dytë të kampionatit, Besëlidhja ka zyrtarizuar tre afrime. Lezhjanët me ambicie për ngjitjen në Kategorinë e Parë kanë rritur kështu konkurrencën në skuadër.

Nën urdhërat e trajnerit Elvis Plori do të jenë tashmë dhe dy lojtarë të huaj, kamerunasi 24-vjeçar Severin Rodrigue Onana, si dhe Kelvin Oduro, 19-vjeçari i rritur në Itali. Po ashtu, me Besëlidhjen ka firmosur edhe sulmuesi 17-vjeçar Flavio Fushaj, që vjen nga akademia e Vllaznisë.

Përveç skuadrës aktuale, që ka lojtarë me shumë eksperiencë, drejtuesit lezhjanë duket se po mendojnë edhe për të ardhmen, duke parë moshën e re të afrimeve të fundit. Besëlidhja udhëheq grupin e saj në Kategorinë e Dytë dhe synon të sigurojë sa më parë ngjitjen një kategori më lart, duke u shkëputur nga rivalët.

Fazën e dytë të kampionatit lezhjanët e fillojnë në fushën e tyre, ku do të presin Basanian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›