E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beteja me zjarret në SHBA, shfaqen vatra të reja, shpresë te reshjet e shiut në fundjavë

Teksa vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në qytetin e Los Angeles, ne Kaliforni një zjarr i ri në orët e fundit përreth liqenit Castaic ka përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 9200 hektarësh.

Flakët u përhapën me shpejtësi,  ndërsa janë lëshuar urdhra evakuimi për 30.000 persona, ndërsa 23000 të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen.

Asnjë shtëpi apo biznes nuk është dëmtuar dhe zyrtarët shprehën besimin për vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërkohë nga vatrat të cilat nisën rreth 2 javë më parë janë vënë nën kontroll rreth 70% e tyre në zonës e Palisades. 28 njerëz humbën jetën nga kjo katastrofë natyrore, ndërsa rreth 10.000 banesa e biznese u shkrumbuan

Për këtë fundjavë parashikohet  që në zonë  të ketë reshje shiu një lajm i mirëpritur për të ulur shkallen e rrezikut. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›