E Martë, 3 Nëntor 2026

Betohen deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës

Kosovë- Në seancën e tretë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputetët votuan raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, që i hapi rrugë betimit të tyre.

Pasi deputetët u betuan, seanca vijoi për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu, e propozuar nga ish kryeparlamentari Glauk Konjufca në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori votat e nevojshme për të pasuar Konjufcën në këtë detyrë.

Haxhiu mori vetëm 57 vota pro nga 61 të nevojshme, 20 kundër dhe tre abstenime. Tre deputetë të Nismës abstenuan, ndërsa LDK dhe AAK nuk morën pjesë në votim.

Haxhiu u propozua për te dytën here nga Konjufca, por me te njëjtin numër votash, Kuvendi e rrezoi. Seanca u ndërpre për 48 ore dhe do te vazhdoje serish ditën e hënë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›