E Diel, 1 Nëntor 2026

Biblioteka “Thoma Turtulli”, drejt fundit rikonstruksioni i objektit në Korçë

Punimet për restaurimin e Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli” po ecin me ritme të shpejta dhe tashmë objekti po merr formën e tij përfundimtare. 

Me një vlerë prej 25 milionë lekësh, Bashkia e Korçës ka bërë të mundur rikonstruksionin e plotë të këtij objekti, i cili ka një vlerë të madhe për qytetarët e Korçës.

Sipas inxhinierit Kristjan Nika, punimet po shkojnë drejt fundit, ndërsa shumë shpejt do të rikthehet kjo hapësirë e rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë e Korçës, ku tradita ndërthuret me vizionin modern për edukimin, teknologjinë dhe inovacionin.

“Objekti ka rikonstruksion total brenda dhe jashtë, me fasadë të jashtme dhe me një sistem të ri ngrohjeje brenda. Dyer, dritare, parket, pllaka, sistem elektrik – çdo gjë është e re. Dhe afati përfundimtar presim që të mbarojë brenda këtij viti,” u shpreh inxhinieri Kristjan Nika.

Me respekt për vlerat arkitekturore dhe historike të godinës, kjo bibliotekë do të jetë shumë shpejt një qendër e gjallë dijesh, krijimtarie dhe zhvillimi për brezat e rinj, duke vijuar denjësisht amanetin e filantropit Thoma Turtulli për të rinjtë e Korçës.

Gazetare Kostanca Koçi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›