E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bie aksidentalisht nga lartësia, vdes punëtori në ambientet e Aeroportit të Vlorës

VLORË- Në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, një 38-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit, do të merren në pyetje përgjegjësit e punimeve në aeroport./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›