E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Tiranë, ndërron jetë në spital polici privat

Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Ky shtetas, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›