E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bie zjarr në një apartament në Elbasan, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Flakët kanë marrë përmasa e kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz .

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›