E Diel, 1 Nëntor 2026

Bileta e urbanit 70 lekeqytetaret Eshte cmenduri

Shoqata e transportit urban ka propozuar gjithashtu edhe dyfishim te cmimit te nje aboneje. Keshtu nese abonoja e pergjithshme aktualisht kushton 1.200 leke te reja propozimi i mberritur ne tryezen e bashkise parashikon qe ajo te shkoje ne 2.400 leke te reja per nje muaj. Rritje parashikohet edhe per abonene dedikuar per nje linje dhe ate te studentit respektivisht 1.600 leke dhe 1.200 leke te reja ne muaj.

Qytetaret shprehen se keto rritje cmimesh per transportin publik jane nje cmenduri dhe se ata nuk mund ti perballojne me te ardhurat qe kane.
Une punoj si dado prane nje familje dhe e kam rrogen 15.000 leke ne muaj. Po per te vajtur te shtepia ku mbaj femijet une marr 5 dite te javes urbanin. Pra i bie qe mesatarisht ne nje dite une te shpenzoj 140 leke dhe ne muaj i bie qe te harxhoj vetem per urbanin rreth 3.000 leke te reja dhe te me ngelen per shtepine 12.000 leke. Kjo eshte cmenduri. Ta mendosh qe edhe dy femijet i kam te rritur njerin ne gjimnaz dhe tjetrin ne shkolle te larte. I bie qe une te punoj nje muaj per te paguar vetem biletat e urbanit. Po 70 leke une blej buken - na shpjegon Hamideja te cilen e takojme ne radhe per te paguar faturen e telefonit.

Nderkohe qe nje cift pensionistesh te cilet i takojme prane parkut te Liqenit Artificial te Tiranes ku ata dalin cdo dite gjate veres per te marre ajer te paster dhe gjate diteve me diell te dimrit ata na thone se bileten me 70 leke ata nuk mund ta blejne asnjehere.

Ne e kemi shtepine pas njesise bashkiake nr.8 te Rruga e Trenit. Gjate veres e marrim autobuzin cdo dite per te ardhur ketu dhe ne dimer sa here ka ndonje dite te bukur me diell. Por nese bileta behet 70 leke as qe behet fjale me hip ndonje here ne urban. Do ta bejme me kembe se edhe vend tjeter ne Tirane ku te mund te marresh pak ajer te paster nuk ka. Dy bileta ardhje dhe dy vajtje i thone 280 leke ne dite. Me kaq leke ne blejme ushqimet e dites. Pastaj 70 leke eshte nje buke si mund te kushtoje nje bilete urbani kaq leke - pyesin me te drejte dy te moshuarit.

Bashkia
Nga bashkia e Tiranes nuk ka ende nje reagim zyrtar per kete propozim te shoqates se transportit qytetas te Tiranes pasi ata kane qene te angazhuar me viziten e kryebashkiakut Basha ne Maqedoni. Megjithate jozyrtarisht mesohet se ata do ta shqyrtojne me kujdes propozimin pasi sipas tyre shoqata e transportit mund te doje qe bileta te behet edhe 500 leke te reja por vendimi do te merret duke pasur parasysh te ardhurat e qytetareve dhe sa mund ta perballojne ata. Megjithate vendimin perfundimtar per rritjen ose jo te cmimit te biletes e merr kryeministri. Shoqata e transportit kombetar qytetas thote se ne rast se propozimi i tyre nuk do te gjeje zbatim do te mbyllin fare biznesin pasi per ta eshte falimentim.

Llogaritet qe numri i pasagjereve qe udhetojne cdo dite me urbane dhe paguajne bileten eshte mbi 185 mije persona. Ata qe udhetojne me abone arrijne ne gati 15 mije pasagjere pa perfshire ketu numrin e personave me status udhetimi falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›