E Martë, 3 Nëntor 2026

Bisedime për bashkëpunim mes Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe atij të Pekinit

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Universiteti i Sporteve i Tiranës dhe ai i Pekinit kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim mes tyre.

Ky bashkëpunim vjen me iniciativë të Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe në mbështetjen e Komitetit Olimpik Kinez.

Qëllimi është bashkëpunimi në kërkimin shkencor në fushën e sportit, si edhe kualifikime të specializuara në administrimin sportiv dhe mjekësinë sportive.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Komitetit Olimpik Kinez dhe njëherësh ministër i Sportit, Gao Zhidan, ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Sporteve.

Nën kujdesin e rektorit Agron Kasa dhe i shoqëruar nga presidenti Fidel Ylli, presidenti Gao Zhidan ka parë nga afër auditoret dhe laboratorët modernë të Universitetit të Sporteve, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij për bashkëpunimin mes dy universiteteve.

1 nga 6

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›