Bisedimet e paqes në prag të dështimit, Izraeli dhe Hamas nuk pajtohen për pikat kyçe të ujdisë

Para se të largohej nga SHBA të enjten, Netanjahu foli me tone pozitive duke pretenduar se shpresonte që një marrëveshje të arrihej brenda pak ditësh. Ai pohoi se ujdia e propozuar parashikonte lirimin e gjysmës së 20 pengjeve ende të gjallë në duart e Hamasit, dhe po ashtu të të vdekurve, gjatë një armëpushimi 60 ditor.
Që prej të dielës së kaluar, negociatorët e Izraelit dhe Hamasit kanë marrë pjesë në 8 raunde bisedimesh indirekte në ndërtesa të ndara në Doha. Ato janë ndërmjetësuar nga kryeministri i Katarit, dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës Egjiptiane, ndërsa ka marrë pjesë edhe i dërguari I shteteve të bashkuara Brett McGurk. Negociatorët kanë transmetuar dhjetëra mesazhe verbale e të shkruara mes delegacioneve, por mbrëmjen e së premtes zyrtarët palestinezë thanë se bisedimet po dështonin.
Palët mbeten thellësisht të ndara mbi një sërë çështjesh të rëndësishme. Hamasi këmbëngul që ndihmat humanitare të hyjnë në gaza e të shpërndahen përmes agjencive të OKB, ndërsa Izraeli kërkon që të kontrollojë shpërndarjen përmes mekanizmin kontrovers të mbështetur nga SHBA, Fondacioni Humanitar i Gazës. Pika e dytë e nxehtë lidhet me tërheqjen e trupave izraelite. Siç thuhet negociatorët izraelit kërkojnë të ruajnë pozicione të caktuara ushtarake në gaza gjë që kundërshtohet nga Hamas. (