Blendi Klosi flet për vizitën e Ramës në Athinë: Nuk besoj se do të ketë incidente, s’ka lidhje me Belerin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste foli sot në një konferencë për mediat nga selia e PS-së për turin e kryeministri Rama në rajon, që nis të dielën 12 maj në Athinë për të vijuar më pas në Milano, Londër dhe Gjermani.
Klosqi sqaroi se vizita e Ramës në Athinë nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Fredi Belerit, ndërsa foli për mundësinë e votës së emigrantëve të diasporës.
“Do ishte mirë që komisioni bipartizan të zbatonte kushtet teknike që kjo votë duhet të realizohet. Ne jemi ata që kemi shprehur vullnet politik për të realizuar votën e emigrantëve”, tha Klosi.
Klosi u pyet ndër të tjera për menaxhimin e sigurisë së vizitës së kryeministrit në Athinë. Ai tha se kjo është çështje protokolli, ndërsa u shpreh se Greqia është një vedn mik, pa rrezikshëmri për sigurinë e kryeministrit.
Klosi tha se përfaqësuesit lartë të shtetit helen kanë deklaruar standarte normale të ruajtjes së sigurisë në aktivitetin e ditës së diel.
“Nuk mendioj se po shkojmë në një vend me rreikshëmri, është një takim në një vend mik..ku jetojnë mbi gjysmë milioni shqiptar. .përfaqësuesit e lartë të shtetit helen kanë deklaruar standartet normale të ruajtjes së sigurisë në aktivitetin e ditës së diel. Nuk mendoj aspak që do ketë një incident. Kam bindjen që aktiviteti i ditës së diel do jetë një festë, një krenari”, tha Klosi./vizionplus.tv/