E Hënë, 2 Nëntor 2026

Blinte produkte dhe paguante me kartëmonedha të falsifikuara/ Arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një 24-vjeçar është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Përdorimi”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›