E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë krijon radhë kilometrike makinash, fadromat kanë nisur punën për pastrimin e rrugës

Pamjet e reja nga zona e Dragostunjës tregojnë se rrëshqitja e dherave dhe shembjet e gurëve vazhdojnë ende duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e plotë në aksin Librazhd–Qafë Thanë.

Rruga mbetet e bllokuar në të dy drejtimet, ndërsa trafiku vazhdon të jetë i bllokuar, me makina që kanë formuar rradhë kilometrike.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të shmangin këtë segment deri në një njoftim të dytë, pasi situata mbetet e paqëndrueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›