E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokimi i rrugës në Librazhd/ Shërbimi Gjeologjik: Në Arrën e Gurrës është një hinkë, janë struktura që akumulojnë ujin

Ardian Bylyku nga shërbimi Gjeologjik u shpreh se rrëshqitjet në zonë ndodhin për disa arsye nga pikëpamja gjeologjike.

Po ashtu ai shpjegoi se në Arrën e Gurrës është një hinkë dhe se janë struktura që kanë akumuluar ujin.

“Rrëshqitjet ndodhin për arsye të disa faktorëve nga pikëpamja gjeologjike. Por në pjesën e një sërë faktorëve ka duke nisur nga forma, në Arrën e Gurrës është një hinkë. Janë struktura që akumulojnë ujin por edhe e lëshojnë. Në pjesën e Arrës së Gurit kjo hinkë ka marrë kapacitete maksimale. Zona në fjalë ka fenomene që janë regjistruar që në vitet 60-70, e përsëris marrja e informacionit gjeologjik është bazik”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›