E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 798 kg drogene portin e Durresit

DURRES- Nje sasi prej 797 kg droge e dyshuar si canabis sativa eshte sekuestruar teksa po tentohej te trafikohej drejt Italise. Droga eshte sekuestruar ne portin detar te Durresit mbremjen e se martes me 26 dhjetor nga Struktura Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Policise Qarkut Durres dhe ajo e Policise Kufitare dhe Migracionit.

Policia beri dhe arrestimin ne flagrance te drejtuesit te kamioncines me te cilen transportohej lenda narkotike Rejdi Furxhi. 33 vjecari me banim ne Durres u kap ne flagrance ne piken e kontrollit te mjeteve te Portit Detar ne oren 21.00 te mbremjes se 26 dhjetorit. Ai po tentonte te udhetonte ne drejtim te Italise me nje nga tragetet e linjes Durres-Bari me automjetin e tij tip kamioncine Benz me targa AA 078 CC. Gjate kontrollit te automjetit u gjet dhe u sekuestrua sasia prej 796 kg e 700 gr lende e cila per nga ngjyra dhe karakteristikat ngjason me ate te bimes narkotike kanabis Sativa. Sasia e lendes ne fjale rezultoi e ndare ne 427 pako te peshave 1 3 dhe 5 kg secila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›