E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi në GJKKO: Mbi 1 mijë qytetarë kërkojnë të ndjekin procesin ndaj Metës

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është paraqitur në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka kërkuar që të garantohet transparenca dhe pjesëmarrja e publikut në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Në deklarimet e tij përpara mediave, Blushi është shprehur se mbi 1 mijë qytetarë kanë shprehur interes për të ndjekur në sallën e gjyqit seancat ndaj Metës. Sipas tij, kjo tregon një interes të lartë publik për procesin dhe domosdoshmërinë që gjykata të sigurojë aksesin e qytetarëve.

Ai ka theksuar gjithashtu se gjykata duhet të garantojë zbatimin e ligjit dhe transparencën e plotë të procesit. Nëse, sipas tij, nuk ka kapacitet fizik në sallën e gjyqit për praninë e qytetarëve, atëherë duhet të merret në konsideratë zgjidhja e transmetimit live të seancave.

Çështja ndaj Metës vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe politike, ndërsa pritet që GJKKO të vendosë mbi mënyrën e zhvillimit të seancave dhe aksesin e publikut në proces.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›