Bologna e Milan, “luftë” për kupën! Sot finalja e madhe në “Olimpico”, kuqezinjtë duan të shpëtojnë sezonin

Nga Ervin Sina
Italia ndan sot një nga trofetë sezonal. Kupa e Italisë do përplasë në Olimpiko Milanin dhe Bolonjën, 4 ditë pasi këto dy ekipe u përballën edhe në kampionat në San Siro e fitoi ekipi kuqezi 3 me 1.
Mirëpo finalja është një tjetër histori, aq më shumë që në serie , të premten e kaluar këto dy ekipe luajtën me një formacion jo të gjithin me titullarë.
Për Milanin e Konseisaos ky është një moment kyç i sezonit, sezon i dështuar në dy kompeticionet më të mëdha kampionat dhe Champions.
Përmes suksesit në kupë, Milani do të fitonte trofeun e dytë sezonal, pasi triumfoi edhe në janar në superkupën e Italisë..dhe jovetëm, sonte Milani ka shansin që të sigurojë kualifikimin në Europa Lige për sezonin e ardhshëm, objektiv që përmes kampionatit është shumë i vështirë.
Për klubin kuqezi kjo është finalja e 13 në historinë e kupës së Italisë, trofe të cilin e kanë marrë vetëm pesë herë. Për duelin e sotëm, trajneri Konseisao ka rikuperuar Fofanan i cili donte formonte digën para mbrojtjes me Rejnders.
Kthehet gjithashtu nga dëmtimi edhe Tomorri i cili do të formojë linjën me tre të mbrojtjes me Pavlovic dhe Gabia.
Në sulm dilema e madhe është Jovic apo Himenez, me meksikanin që përtej dy golave ndaj Bolonjës në kampionat mund ta nisë nga stoli. Sytë veçanërisht nga lojtarët kyç Leao, Teo Hernandez dhe Pulisic që duhet të bëjnë diferencën, që Milani të fitojë trofeun, në një stadium ku do të ketë mazhoranca dërrmuese të tifozëve kuqezinj.
Për Bolonjën ndërkohë ky është momenti për të bërë histori. Ata kërkojnë triumfin e 3 në kupën e Italisë që nga krijimi.
Për herë të fundit e kanë marrë më shumë se 5 dekada më parë në vitin 1974. Pavarësisht humbjes ndaj Milanit në ndeshjen e fundit, ata kanë bërë një pjesë të dytë të sezonit fantastike, janë ende në garë për të kapur Europën përmes kampionatit, por mund ta bëjnë edhe më spektakolar sezonin nëse fitojnë sonte në kryeqytet ndaj Milanit.
Trajneri Vincenso Italiano mund ta ndjejë veten të lumtur para kësaj sfide sepse ka rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm sikurse Ndoj dhe Holm. Në sulm favorit Dalinga përballë Kastros. Takimi transmetohet ekskluzivisht në Tring, ora 21:00./vizionplus.tv