E Martë, 3 Nëntor 2026

Bombardimet izraelite vrasin 40 palestinezë në Gaza

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 40 palestinezë në Gaza. Bombardimet izraelite kanë shkatërruar shtëpitë në Jabalia, ndërsa banorët përpiqen të kërkojnë për njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

“Një bllok i tërë banimi u bombardua nga Izraeli. Ne kemi nxjerrë fëmijët nga rrënojat. Ka shumë familje që janë ende nën rrënoja. Shumica prej tyre ishin brenda shtëpive të tyre dhe kanë zhvendosur njerëz,” tha një banor.

Ndërsa bombardimet e Izraelit në Gaza intensifikohen, Netanyahu përballet me një përçarje në kabinetin e tij të luftës dhe një presion në rritje ndërkombëtar për të ndlaur ndërhyrjen në Rafah.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›