E Premte, 6 Nëntor 2026

“Booking” formalizon qiratë, apartamentet që përdorin platformën, duhet të japin të dhëna shtesë për regjistrimin

Nga data 1 nëntor të gjitha aparamentet  apo vilat që jepen me qira ditore, nëpërmjet platformave online do të taksohen.

Një prej platformave më të mëdha sic është “Booking” ka njoftuar se të gjithë bizneset e listuara në të, sedo të duhet të deklarojë të dhëna shtesë, për të qartësuar statusin e tyre tatimor. Me këtë kërkesë, të gjithë subjektet që japin prona me qira do të paguajnë 20 % TVSH për shtetin.

Për eskpertët e turizmit, formalzimi i tregut është një domosdoshmëri.

 

“Nëse keni një rregjistrim shqiptar të TVSH, por nuk na keni dhënë ende ID tuaj tatimore, një konfirmim që jeni rregjistruar në TVSH, datën dhe një kopje të vërtetimit tuaj të rregjistrimit, ju lutem bëjeni këtë deri në datën 31 tetor 2023”- thuhet në njoftimin e booking.

 

“Kjo është rruga e duhur jo vetëm për të formalizuar tregun , por mbi të gjtha për të mbullur shtigjet e evazionit për të gjithë ata që bëjnë biznes”- thotë Besnik Vathi

Sipas Vathit fokusimi më i madh duhet të jetë tek kontrolli nga ana e organeve fiskale. Ideja për të vendosur referenca në hotele është dëshmi e dështrimit të organeve fiskale.

 

“Më shumë vëmëndje duhet të ketë kontrolli se sa ideja për të vendosur referenca. Nuk është kjo rruga e duhur. Meqëne se s’të kontrollojë dot do të vendose referenca. Të vendosh nje çmim referues   sesa do të jetë dhoma e një hoteli do të thotë se ke dështuar me kontrollin tatimor”,-sqaroi Vathi.

Qeveria është në negociata edhe me platformën tjeter Airbnb me qëllim evidentimin e të gjtiha subjekteve që janë të listuara, të cilat duhet t’i nënshtrohen pagesës së taksave. Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare vlerësohet se janë rreth 28 mijë apartamente, vila që jepen me qira sezonale në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›