Bora “mbulon” Korçën, Rama: Fadromat po mbajnë të kalueshme të gjitha akset

Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës, ku fadroma dhe punëtorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe kanë vijuar punën që në orët e para të mëngjesit për të garantuar qarkullimin normal dhe sigurinë e banorëve. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga hapja e rrugëve dhe pastrimi i objekteve arsimore.
Si pjesë e masave për mbarëvajtjen e jetës së përditshme, janë pastruar oborret e kopshteve dhe shkollave, si dhe është hequr akulli nga ambientet përreth, për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Në qytet dhe në Njësitë Administrative nuk ka problematika të raportuara, ndërsa në fshatrat malore fadromat vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.
Strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme për çdo nevojë të banorëve dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit në të gjithë zonën.
/rtsh.al/