Bora zbardh fshatrat e Gramshit

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Banorët e Rovies dhe Kukurit në Gramsh kanë përjetuar këtë fillimtetori pamje të mrekullueshme dimërore, me borën që ka mbuluar fshatrat dhe malet përreth.
Flokët e dendura të borës kanë krijuar pamje mahnitëse, duke shndërruar peizazhet e zakonshme në një atmosferë dimërore, ndërsa stina e vjeshtës sapo ka trokitur.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të këtyre zonave të mbuluara me borë, duke theksuar bukurinë e natyrës shqiptare.
Edhe zonat verilindore malore, si Shishtaveci, Zapodi, Padeshi etj, u mbuluan nga bora këto ditë pasi temperaturat pësuan rënie jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit. /j.p/
1 nga 6