E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bordi i Paqes”, Sulo: Hapet një dritare për kryeministrin Rama

Analisti Arjon Sulo ka komentuar ftesën e SHBA për Shqipërinë për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, duke e cilësuar si një mundësi të re për kryeministrin Edi Rama.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Sulo tha se konflikti dhe ndarja mes vendeve është e madhe dhe se SHBA i intereson që të ketë sa më shumë vende në atë tryezë.

“SHBA e ka bërë për interesin e vet ftesën. Debati është botëror. OKB ka një plan me 20 pika për Gazën dhe mandati i Bordit  të Paqes ishte fillimisht i diskutuar vetëm për Gazën, tani Trump e ka çuar përtej Gazës me konfliktet në botë. Konflikti është i thellë aty, ndarja nuk është e vogël. Amerikës i intereson të mbledhë sa më shumë vende në atë tryezë. Çdo kryeministër, çdo forcë politike do t’i thoshte ‘po’ kësaj.

E plotësojmë kërkesën e SHBA, nuk marrim ndonjë përfitim, por vetëm atë koston që do të futemi në një spirale në një rrugë shumë delikate me marrëdhëniet me BE. Ai që përfiton për mua është kryeministri sepse hap një dritare që nuk e kishte. Edhe shfrytëzon simbolikën, i hapet një dritare. Hapet një dritare për kryeministrin që të çlirohet nga ajo ftohtësi. Unë jam nga ata që kam menduar që hetimet e SPAK dhe ftohtësinë, përmendjen e trafikut të narkotikëve kanë ardhur nga qasja e re amerikane”, tha analisti Sulo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›