E Diel, 1 Nëntor 2026

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

PRISHTINË, 28 janar/ATSH/ Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë të ditur se ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës.

Njoftimi i Bordit u publikua në rrjetin social “X”.

“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte nënshkruar anëtarësimin e Kosovës në Borin e Paqes, më 22 janar të këtij viti. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›