E Martë, 3 Nëntor 2026

Borrell i quan ‘tmerruese’ zhvillimet e fundit në Rafah, kritikon Netanyahun e Izraelit

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka quajtur tmerruese zhvillimet e fundit në Gaza, posaçërisht mbi ngjarjet në Rafah, ku Izraeli ka ndërmarrë një sulm me dhjetëra të vrarë gjatë natës së 26 majit, përfshi civilë.

Bashkimi Evropian synon të bie dakord në parim të hënën për të vazhduar përpara me një mision kufitar të BE-së në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës që ngjitet me Egjiptin, tha shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

Duke folur para një takimi mujor të ministrave të jashtëm të BE-së, Borrell akuzoi gjithashtu kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përdorimin e pretendimeve të rreme të antisemitizmit kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për qëllimet e tij politike.

Përmes një publikimi në median sociale Twitter, Borrell e ka dënuar këtë akt, teksa ka kërkuar që kjo ofensivë izraelite menjëherë të ndalojë.

“Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. Urdhrat e GJND-së dhe Ligjit Ndërkombëtar Humanitar duhet të respektohen nga të gjitha palët”, shkroi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›