E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bosch: Ta quash UÇK-në kriminale është ofendim për vetë NATO-n

PRISHTINË, 14 shtator/ATSH/ Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ndërsa mbajti fjalën e tij në në protestën për drejtësi qe po mbahet në Hagë kujtoi kohën kur kishte biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçin për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ai më tej tha se ta quash UÇK-ë kriminale, është ofendim për vetë NATO-n. Me fjalimin e tij ka përfunduar edhe protesta e sotme në Hagë.

“Kemi pasur kërkesa nga shtetet tona që të bëjmë presion dhe të kërkojmë krijimin e Gjykatës Speciale. Edhe pse nuk më pëlqeu megjithatë e bëra punën time me kërkesën nga shteti im. Më kujtohet kur shkova dhe e takova Thaçin. I thashë s’ke pse të shqetësohesh, sepse nëse është një gjyq i drejtë t’i do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Fatkeqësisht isha gabim sepse gjyqi nuk doli të ishte aq serioz sa kisha pritur të ishte”, tha ai.

Mijëra shqiptarë u bënë bashkë sot në protestën në Hagë me parulla edhe në gjuhën angleze. Kjo protestë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes në procedis gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›