E Martë, 3 Nëntor 2026

Botërori 2026/ Kapiteni Gjimshiti për përballjen me Serbinë: Fokusi ynë te futbolli, synojmë tre pikët

TIRANË- Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, në konferencë për mediat, tha se kuqezinjtë do të synojnë tre pikët përballë një kundërshtari si Serbisë, të cilën e cilësoi si ekip të fortë.

Ai u shpreh se:

“Ne jemi 100% të fokusuar. Gjithmonë kërkojmë fitoren dhe kështu do jetë edhe nesër përballë kundërshtarit tepër të fortë, por ne gjithmonë hyjmë më synimin për të fituar ndeshjen.

Të fokusohemi, te futbolli, te kundërshtari ynë, te paraqitje jonë si Kombëtare. Fokusi do jetë të vetja jonë dhe ajo është gjëja më e rëndësishme. Të mendojmë vetëm për tre pikët”, tha ai./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›