E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2026/ Saibari shkëlqen në sytë e Guardiola-s, Maroku mund Skocinë dhe ëndërron si e madhe

Ndeshja e parë për ditën e sotme ishte ajo që u mbajt në Boston mes Marokut dhe Skocisë.

Ky takim u vendos që në sekondën e 70-të kur blerja më e re e Bayern-it mposhti portierin skocez me një të djathtë të fortë, e cila u ndal vetëm nga rrjeta.

Në stadium për të ndjekur këtë duel ishte edhe Josep Guardiola.

Pas dy takimesh Maroku numëron katër pikë të grumbulluara dhe do të luajë për vendin e parë, të cilin e diskuton me Brazilin. Në ndeshjen e tretë në grupe ekipi afrikan do të ndeshet me Haitin ndërsa Brazili me Skocinë. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›