E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori/ Irani i përgjigjet Trump: Nga turneu duhet të përjashtohet SHBA

Ekipi iranian i futbollit iu kundërpërgjigj Presidentit amerikan Donald Trump lidhur me pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Përmes një reagimi, ekipi sugjeroi që SHBA-të duhet të përjashtohen nga Kupa e Botës, pasi Trump tha se Irani ishte “i mirëpritur” për të marrë pjesë në garë, por ngriti shqetësime nëse ishte e përshtatshme që ata të vinin, për sigurinë e lojtarëve, shkruan CNN.

“Sigurisht, askush nuk mund ta përjashtojë ekipin kombëtar të Iranit nga Kupa e Botës; i vetmi vend që mund të përjashtohet është ai që thjesht mban titullin e ‘pritësit’, por nuk ka aftësinë për të ofruar siguri për ekipet pjesëmarrëse në këtë ngjarje globale”, tha ekipi iranian në rrjetet sociale .

Më herët këtë javë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se Trump e kishte siguruar se ekipi iranian është “i mirëpritur” për të garuar në turne, i cili do të zhvillohet në të gjithë Amerikën e Veriut./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›