Bozdo dhe Kaso, paralele mes pronave të Malltezit dhe të fisit të Ramës: Pse nuk vepron SPAK-u?

Enno Bozdo dhe Ivi Kaso kanë tërhequr një paralele mes vendimit të SPAK për burgosjen Sali Berishës dhe Abi Malltezit për çështjen e kompleksit “Partizani” dhe vendimit të Gjykatës së Apelit të Vlorës për t’i kaluar në pronësi një hapësirë prej 22.4 hektarë tokë disa familjarëve të kryeministrit Rama në Vuno.
Sipas Bozdos dhe Kasos, procedura është e njëjtë, dhe sipas tyre, SPAK ka arrestuar Berishën dhe Malltezin , ndërkohë që nuk ka vepruar për Ramën.
Bozdo theksoi po ashtu se për çështjen e Malltezit, institucionet kanë vepruar për një kohëzgjatje prej 15 vitesh, ndërkohë që për familjarët e Ramës, shumë më shpejt.
Deklarata e Ivi Kasos
Unë e njoh mirë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ç`a të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ç`a bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror” – Edi Rama, Himarë, më 24 maj 2024
• 3 vjet më parë, më 7 gusht 2021, Artan Lame i Kadastrës dhe ish- kryetari, tashmë i arrestuar i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dilnin para banorëve të Vunoit për të lajmëruar përfundimin e regjistrimit të pronave. Në listën e përfituesve, ndryshe nga sa pretendon Rama, ishte dhe fisi Koleka, dhe mes tyre Aneta Rama-Koleka;
• Bëhet fjalë për 22.4 hektarë ose 224 mijë metra katrorë, ku vëllezërit Rama marrin një pjesë jo të vogël. Një pasuri e tillë në atë zone, e painvestuar, përllogaritet me një vlerë 30 milionë euro;
Afera e tokave të Vunoit: Historiku
• Në vitin 2017, Edi Rama dhe trashëgimtarët të tjerë të fisit Koleka, kanë aplikuar të regjistrojnë pronën e tyre në Agjensinë e Trajtimit të Pronave-ATP;
• ATP e ka refuzuar regjistrimin, në një vendim ende të pazbardhur, por me siguri sepse ka gjetur mangësi në dokumentacion:
• Mungesa e vendimit të shpronësimit,
• Mungesa e pozicionimit të saktë (kufijtë) hartografikë të pronës.
Afera e tokave të Vunoit: Historiku
• Në këto kushte trashëgimtarët e familjes Koleka i drejtohen Gjykatës së Apelit Vlorë. Me Vendimin nr.49 dt. 19.03.2019:
• Ndryshon vendimin nr.504 dt.30.03.2017 të ATP,
• Njeh pronën prej 22,4 ha dhe bën pozicionimin e saj.
• Të gjitha Institucionet shtetërore, si ATP, ZRPP-Vlorë, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, Drejtoria e Pyjeve dhe Kullotave kanë braktisur gjykimin dhe vetëm Avokatura e Shtetit ka marrë pjesë një herë formalisht;
Afera e tokave të Vunoit: ndryshimi i kuadrit ligjor
• Ndërkohë, nga vitit 2016 deri në 2020, Rama ndërton një kuadër ligjor (2 ligje dhe 7 VKM), gjithë infrastrukturën ligjore për të përfituar pronën në fjalë:
• Ligj nr. 133, 2015: “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimint
pronës”.
• Ligj 20/2020 “Për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë”, dt.05.03.2020;
• VKM nr. 89, dt.03.02.2016;
• VKM nr. 222, dt.23.03.2016;
• VKM nr. 223, dt.23.03.2016;
• VKM nr. 685, dt.28.09.2016;
• VKM nr. 766 , dt.20.12.2017;
• VKM nr. 1174, dt.24.12.2020
• VKM nr. 1114, dt.24.12.2020;
Afera e tokave të Vunoit
• Ky kuadër ligjor i mundëson familjes së Edi Ramës trajtimin e kërkesës së tyre për njohje dhe regjistrim në dy aspekte:
• Kthimin e pronës në kushtet kur dokumentacioni ligjor nuk ishte i plotë;
• Detyrimin e ATP-së të vijojë me regjistrimin e pronës pas vendimit të Gjykatës,
dhe jo rishqyrtimin e saj sic parashikonte ligji i mëparshëm.
Afera e tokave të Vunoit-Marrja e Pronës.
Deklarata e Enno Bozdos
• Proces Privatizimit që ka filluar në 1994 dhe përfunduar në 2009, me kohëzgjatje rreth 15 vjet;
• Procesi i Privatizimit i iniciuar nga qeveria socialiste;
• U trajtuan 42 familje me banesa informale (uzurpim prone) me banesa dhe ndihmë financiare;
• U paguan rreth 1 milionë usd për privatizimin e ndërtesave/objketeve të shkatërruara ;
Rasti i “Kompleksit Partizani” dhe burgosja politike e Sali Berishës dhe Abi Malltezit
• Ndryshimi i destinacionit të pronës u bë nga Edi Rama, K/Bashkie, Vendim KRRT 238 dt. 27.12.2008:
• pa kerkese te pronareve te tokes,
• perpara se pronaret e tokes te firmosnin kontrate per zhvillim prone,
• pa pritur privatizimin e objekteve.
• Marrëdhëniet e mëtejshme për zhvillimin e tokës ishin marrëdhënie eskluzivisht mes privatëve –palë të treta.
Rasti i “Kompleksit Partizani” dhe burgosja politike e Sali Berishës dhe Abi Malltezit
• SPAK pretendon se Sali Berisha ndryshoi ligjin e pronës në favor të kthimit të pronës të 5 familjeve të mëdha tiranase, nga e cila Abi Malltezi përftoi 412 m2, më pak se 1% të sipërfaqes që kanë përfituar qindra pronarë.
• Rezultati: Sali Berisha dhe Abi Malltezi kanë 4 vjet në hetim dhe 8 muaj në burg politik, pa prova, pa fakte, pa akuzë!
• Diferenca në kohë, përfitueshmëri dhe standard!
• Kur do të lëvizë SPAK??