E Martë, 3 Nëntor 2026

Braçe, kandidati “kampion” i votave të diasporës, zhgënjejnë liderët e listave të hapura

Ndikimi i votave nga diaspora, solli vetëm një mandat shtesë në zgjedhjet e 11 Majit, dhe bëhet fjalë për atë që i shkoi Partisë Socialiste në Vlorë. Por mbështetja e emigrantëve u bë përcaktuese më së shumti në garën e brendshme mes kandidatëve. Votat e tyre i dhanë fitoren Olta Xhaçkës e Admir Kadelit, ndërsa mes demokratëve u ndihmua të fitonte vetëm Isuf Celaj në Kukës.

Por kush janë kandidatët më të votuar nga diaspora?

Mes socialistëve, kampioni i votave nga jashtë është Erjon Brace, i ndjekur nga Klevis Jahaj i Fierit. I treti është Blendi Gonxhja, dhe më pas Ceno Klosi. Në vend të 5-të është Ilir Pendavinji i qarkut të Korçës. Në listën e 10 më të votuarve është edhe Pandeli Majko, por 2379 votat nga diaspora, nuk e ndihmuan atë të fitonte një vend në parlament.

Demokratët kanë marrë shumë më pak vota nga emigrantët, dhe më i votuari i tyre, Bardh Spahia, ka grumbulluar  1653 vota. Si brenda vendit, ashtu edhe në diasporë, Jorida Tabaku ruajti një avantazh të lehtë ndaj Ilir Alimehmetit me 10 vota diferencë.

1 katërti më i votuar mes demokratëve nga diaspora, është Gjin Gjoni, ndërsa i pesti, Isuf Çelaj në Kukës, 944 votat e të cilit, ishin përcaktuese në garën e brendshme dhe i dhanë atij fitoren e një mandati tjetër.

Sa u takon liderëve që garuan në listat e hapura, më i votuari personalisht është Adriatik Lapaj që ka marrë 1882 i ndjekur nga aleati i tij në koalicion, Endrit Shabani.

346 emigrantë kur votuan për koalicionin e Sali Berishës, zgjodhën si kandidat të preferuar Ilir Metën.

Dashamir Shehi mori vetëm 116 vota personale nga diaspora, kurse Lulzim Basha vetëm 97 të tilla.

10 MË TË VOTUARIT E PS NGA DIASPORA Erion Braçe (Tiranë)  3018 vota Klevis Jahaj  (Fier) 2984 vota Blendi Gonxhja (Tiranë) 2786 vota Ceno Klosi (Fier) 2652 vota Ilirian Pendavinji (Korçë) 2474 vota Pandeli Majko (Tiranë) 2379 vota Damian Gjiknuri (Vlorë) 2377 vota Aulona Bylykbashi (Elbasan) 2149 vota Agron Malaj (Dibër) 2128 vota Fadil Nasufi (Berat) 2004 vota 10 MË TË VOTUARIT E PD NGA DIASPORA Bardh Spahia (Shkodër) 1653 vota Jorida Tabaku (Tiranë) 1540 vota Ilir Alimehmeti (Tiranë)  1530 vota Gjin Gjoni (Lezhë) 1412 vota Isuf Çelaj (Kukës) 944 vota Arian Ndoja (Durrës) 918 vota Jorida Mazelliu (Korçë) 894 vota Myslim Murrizi (Tiranë) 834 vota Aulon Kalaja (Durrës) 829 vota Gentian Çela (Fier) 794 VOTAT E LIDERËVE NË DIASPORË Adriatik Lapaj 1882 vota Endrit Shabani   489 vota Ilir Metaj  346 vota Dashamir Shehi 116 vota Lulzim Basha 97 vota Enkelejd Alibeaj 24 vota/Shqiptarja.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›