E Martë, 3 Nëntor 2026

Braçe komplimenton Arlind Qorin: Bëri fushatë të mirë, të tjerët e komercializuan! Zgjedhjet nuk bëhen për t’u tregtuar

Erjon Braçe komplimenton fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se partitë e tjera e komercializuan fushatën.

“Kam vetëm një opinion për Lëvizjen Bashkë, ka bërë një fushatë shumë të mirë, një fushatë që nuk u komercializua, të tjerët e komercializuan. Pagesa pa fund, paratë, vetëmburrja, dalja nëpër media që shiko sa para po harxhoj unë i paguaj vetë nga llogaria ime. Zgjedhjet nuk bëhen për tu tregtuar, janë proces normal demokratik ku ti ofrohesh përkundrejt qyqarëve për të të zgjedhur, jo për t’i blerë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›