“Braktiset” Shën Valentini, djali i dhuron vajzës një buqetë 1,500 euro me trëndafila të kuq

Në Ditën e të dashuruarve atmosfera në Tiranë i ngjan një ditë normale. Me lëvizje të pakta në qendër dhe me pak grumbullime në liqenin artificial, ky përkim i Shën Valentinit në një ditë me shi si kjo e shtunë nuk ka shumë për të ofruar.
Disa nga aktivitetet e organizuara nga bashkia e Tiranës mblodhën pak qytetarë në parkun e liqenit, që ndoqën shfaqjen në një skenë të hapur nga artistë të cirkut dhe muzikantë. Ndërsa stendat e zejeve ofruan punime të shumëllojshme artistike.
Ndryshe është për këta të huaj, të cilët zgjodhën udhëtimin në Tiranë për të surprizuar partneret në këtë ditë të veçantë.
“Nuk i kam dhuruar asgjë partneres time, pasi i bëra dhuratë udhëtimin në Tiranë”, tha ai.
Sa u takon atyre me më shumë vite martesë ? Përgjigja është të duash çdo ditë.
Por sa kushtuar buqeta më e madhe dedikuar partneres për Shën Valentin?
Ngjyra e kuqe dominoi në zbukurime, ndërsa kjo ditë me shi shërbeu si një ftesë për t’u afruar me shumë me njëri tjetrin.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/