E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil, tifozët e Gremios “surprizojnë” rivalët e Internacionalit

Ajo që ndodhi përpara ndeshjes së fundit të kampionatit brazilian (Brasileirao) është e pabesueshme. Tribuna e miqve për ndeshjen vendimtare midis Internacional dhe Red Bull Bragantino është shitur e gjitha, por jo për shkak të tifozëve të Bragantinos.

Pothuajse të gjitha biletat e rezervuar për skuadrën mike u blenë masivisht nga tifozët e Gremios.

Rivalët e përbetuar të qytetit vendosën të pushtonin stadiumin me një qëllim të vetëm mizor: të shihnin nga afër rënien e mundshme të Internacional dhe të festonin rënien e rivalëve të tyre historikë.

Një “mashtrim” i planifikuar deri në detajet më të vogla, por që nuk arriti dot qëllimin, pasi Internacional fitoi ndeshjen 3-1 dhe arriti që të shpëtojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›