E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili, dalin pamjet nga festa luksoze

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni luksoze në Palermo të Siçilisë, ndërsa në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotot dhe detajet e para nga festa e shumëpërfolur e dasmës.

Pas ceremonisë civile të mbajtur pak ditë më parë në Londër, çifti organizoi një festë tre-ditore në rezidencën historike Villa Valguarnera, ku morën pjesë qindra të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës.

Fotot e publikuara në rrjet tregojnë ambiente të dekoruara me lule, ku ajo që bie në sy është eleganca. Në dasmën e vitit, nuk munguan as personalizimet: Dua& Callum.

https://www.instagram.com/p/DZS4YhhDJBJ/?igsh=cTk1MW91ZGxjZ3Vp

Në fotot që kanë dalë nga festa, Dua shfaqet me disa veshje të bardha elegante, ndërsa në mbrëmjen e mirëseardhjes tërhoqi vëmendjen me një fustan të personalizuar nga Bottega Veneta.

Në mesin e të ftuarve janë parë emra të njohur si këngëtarja Charli XCX dhe bashkëshorti i saj, George Daniel, baterist i grupit The 1975.

Sipas mediave ndërkombëtare, një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte performanca e Elton John, i cili interpretoi këngën e tij ikonike “Your Song” për çiftin gjatë ceremonisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›