E Martë, 3 Nëntor 2026

Breshëri dëmton bostanin, fermerë: Reshjet na shkatërruan prodhimin

Breshëri i rënë ditët e fundit shkaktoi dëme të mëdha në kulturën e bostanit në disa fshatra të Fierit.

Fermerët thonë se për shkak të reshjeve masive, prodhimi i tyre do të dalë në treg me dy javë vonesë.

“Breshëri  na ka bërë shumë dëme.  ca kishim mbjellë të gjitha u prishën. Kultura jonë është e mbjellë me bostan në sera ku shpenzimi shkon në 6 milionë lekë të vjetra hektari”, thonë fermerët.

Ankesën tek autoritetet fermerët nuk e shohin si zgjidhje, pasi e kanë bërë më parë dhe nuk kanë marrë përgjigje.

Dalja në treg me dy javë vonesë sjell barazimin e  çmimit të shitjes me kostot e mbjelljes, e sipas tyre shpenzimet e kryera shkojnë dëm, duke mos sjellë asnjë fitim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›