Britania Madhe toleron shkeljet financiare të Sitit, i druhet

Janë plot 115 raste ku Premier Liga ka konstatuar shkelje të rënda financiare nga ana e Mançester Sitit, por ende asgjë nuk ka ndodhur.
Sot “New York Times” ka bërë me dije se pas hezitimeve të hetimeve qëndron diçka më e madhe. Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet ambasadës së saj në Abu Dabi ka diskutuar çështjet e ngritura kundër Sitit, por nuk u ka shkuar deri në fund atyre pasi mendon se ky hap do të sillte përkeqësim të raportit mes dy vendeve.
Për këtë motiv, për momentin skuadra e Sheikut Mansur, nuk do të hetohet në Britaninë e Madhe.