E Diel, 1 Nëntor 2026

Britanikja më e vjetër në botë feston 116-vjetorin

Personi më i vjetër në botë feston sot 116-vjetorin.

Ethel Caterham, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish në Lightwater, Surrey (Britani), u bë personi më i vjetër në prill pas vdekjes së murgeshës braziliane, motër Inah Canbarro Lucas, në moshën 116 vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Caterham ka lindur më 21 gusht 1909, tre vjet para katastrofës së Titanikut, tetë vjet para Revolucionit Rus dhe jetoi gjatë dy luftërave botërore.

E lindur në Shipton Bellinger, Hampshire, ajo u rrit në Tidworth në Wiltshire.

Gjatë adoleshëncës ajo punoi si dado në Indi dhe më vonë jetoi në Hong Kong dhe Gjibraltar me bashkëshortin e saj Norman, një nënkolonel në ushtri.

Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë, mosha e të cilit mund të verifikohet, ishte francezja Jean Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeç e 164 ditë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›