Broja, gola pas 359 ditësh në Angli, sulmuesi kuqezi protagonist në fitoren e Chelsea

Plot 359 ditë i janë dashur Armando Brojës që të shijonte më në fund emocionet e mëdha të një goli në Premier League.
Gati një vit me vuajtje shoqëruar me një dëmtim të gjatë që e mbajti aq shumë larg fushave. Mirëpo tashmë gjithcka është lënë pas krahëve dhe Broja po rikthehet protagonist me Chelsea.
Blutë e Londrës fituan 2 me 0 në transferten kundër Fulham në një sfidat derbi të Londrës që i takoi javës së 7 të premier league.
Broja u aktivizua titular në këtë ndeshje në majë të sulmit nga tekniku Pochetino.
Ndonëse hunbi një rast të mirë që në fillim, sulmuesi shqiptar ia doli të gjeje rrugën e rrjetes në minutën e 19, gol që pati brenda edhe pak fat pasi topi u përplas tek këmbët e kundërshtarit, pastaj tek lojtari përfaqësueses sone dhe shkoi në rrjete. Sidoqoftë një çlirim i madh për shtatlartin e sulmit të Shqiperise, I cili na jeo shumë shpresë për të qënë protagonist për duelin ndaj Çekise.
Broja kërkoi zëvëndësim në minutën e 62, por vetë ai dhe trajneri larguan frikën dhe shpjegua se bëhej fjalë vetëm për një lodhje, asgjë më shumë.