E Martë, 3 Nëntor 2026

Bujtina e veçantë në Berat, Rama: Dritarja më me shije

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Berati vijon të jetë ndër destinacionet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.

Fluksi i turistëve të huaj në qytetin që mbrohet nga UNESCO, ka diversifikuar po ashtu edhe paketën turistike duke sjellë risi edhe në shërbime.

Një prej tyre mund të konsiderohet edhe gjetja e një bujtine në rrugicat e kalldrëmta të Kalasë së Beratit, e cila i fton turistët në një mënyrë origjinale.

“Mjafton një zile dhe gota e verës është gati”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momentin kur dy turiste të huaja shërbehen nga kjo bujtinë përmes dritares. “Dritarja më me shije në Beratin e një mbi një dritareve”, tha Rama krahas pamjeve.

Për historinë, kulturën dhe arkitekturën e tij të rrallë, Berati është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO.

Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›