E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullizimi prek edhe moshat e vogla – Sociologia Maria Dojçe thotë se fëmijët po “udhëheqin“ prindërit

Bullizmi vijon të mbetet një fenomen shqetësues në shkollat shqiptare, i pranishëm jo vetëm në gjimnaze, por edhe në shkollat 9-vjeçare.

Sipas specialistëve, vitet e fundit vihet re një ulje e moshës së fëmijëve të përfshirë, ku edhe nxënës të klasave të para apo të ciklit të ulët përdorin gjuhë denigruese ndaj bashkëmoshatarëve.

“Niveli i moshave është ulur madje mund të shohim që tek fëmijët e klasave të para apo të sistemit fillor, shohim një gjuhë goxha etiketuese apo denigruese kundrejt bashkëmoshatarëve”, u shpreh Maria Dojçe, sociologe.

Sociologia thekson se ky është një sinjal alarmi për familjen dhe shkollën, duke nënvizuar rëndësinë e raportit prind–fëmijë.

“Familja është ai institucion i cili ka lëshuar të gjithë frenat e mbarëvajtjes dhe sot janë fëmijët ato që po udhëheqin familjet dhe jo prindërit të cilët kanë harruar që duhet të ketë kufij midis marrëdhënies prind-fëmijë dhe hierarkia e prindërore duhet të jetë ai etaloni më i mirë se si duhet të ecë fëmija dhe ku duhet të ecë”, tha psikologia.                                                   

Parandalimi i fenomenit të bullizmit kërkon kujdes të shtuar në marrëdhëniet brenda familjes, më shumë dialog, mbështetje emocionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet arsimore.

Gazetare: E. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›