E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, bora mbulon fshatrat, priten dëme në bujqësi

Fshatrat e Bulqizës janë përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e kaluar.

Trashësia e bardhësisë ka arritur deri në 10 centimetra por pa krijuar probleme me qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e borës në këtë periudhë janë problematike për bujqësinë në një kohë kur shumë pemë frutore kanë çelur.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe fshatrat e Dibrës.

Në Lurë trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra, ndërsa edhe atje nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›