E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bulqizë, sulmohet nga ariu, ndërron jetë 53 vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë pasi dyshohet se është kafshuar nga një ari.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 14:10, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë se familjarët e shtetasit Urim Fiku, 53 vjeç, kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai dyshohej se ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër (ari).

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Back to top button

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›