Buna, një perlë turistike e Shkodrës, një tjetër destinacion i turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga bregu i lumit Buna, në zonën e Dajçit të Shkodrës.
Kryeministri ka sjell në fokus peizazhin natyror të kësaj zone, dhe ka zgjedhur të përcjellë një urim, duke vënë në pah bukurinë e natyrës në veri të vendit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje nga Lumi Buna, në Dajç të Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e publikuar në rrjetet sociale.
Dajçi është një nga zonat e njohura të Bashkisë Shkodër, ndërsa lumi Buna përbën një nga elementët më të rëndësishëm të peizazhit natyror të kësaj treve.
Pamjet e publikuara nga Rama tregojnë qetësinë e brigjeve të lumit dhe karakterin natyror të zonës, duke sjellë një tjetër moment promovues për peizazhet e Shkodrës.
/rtsh.al/