E Martë, 3 Nëntor 2026

Burg për shpërndarësit drogës/ Gjykata lë në qeli 23 të arrestuarit, lehtësohet masa për dy të tjerë

Kanë dalë të shtunën para Gjykatës së Tiranës, 25 personat e arrestuar gjatë operacionit “Bllok 33” që akuzohen si pjesë të një rrjeti që shisnin drogë për VIP-at në lokalet e zonës së njohur si ish-bllokut në Tiranë.

Gjykata u rikonfirmoi masat e dhëna në mungesë për 23 prej tyre, ndërsa ndryshoi masën për të vetmen të arrestuar grua Xhoana Rustemi, për të cilën u vendos  nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” dhe për Albert Shushkun, për të cilin u vendos nga arrest me burg në “arrest shtëpie” për shkak të problemeve familjarë.

Operacioni i antidrogës u zhvillua dy ditë më parë pas një hetimi disa mujor të  nga agjentët e antidrogës. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›